Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Grezda ia del, Mba mban “pezull” të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT
Grezda ia del, Mba mban “pezull” të kuqtë

Partizani vazhdon përgatitjet për sfidën e kthimit “Play-Off” me Astanën në Conference League. Kjo përballje do të luhet ditën e enjte në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 20:00.

All - Paragraf - 3

Një përballje që demat kërkojnë përmbysjen e rezultatit të sfidës së parë, ku të kuqtë janë mposhtur 0-1 në transfertën kazake. Zoran Zekic ka nisur të mendojë formacionin mes shumë dilemash dhe mungesash.

Fatmirësisht Eroz Grezda do të jetë i gatshëm për kroatin, pasi sulmuesi ia ka dalë të rikuperohet në kohë dhe të jetë gati ndaj Astanës. Zekic e mban pezull Christian Mba. Ky i fundit pavarësisht se ka nisur të stërvitet sërish gjendja e tij nuk premton shumë. Gjithësesi të kryeqytetasit do të presin deri ditën e ndeshjes për të mësuar nëse Mba do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë apo jo.

Formacioni i mundshëm ndaj Astanës: Qirko, Hadroj, sota, Kocija , Atanaskovski, Rrapaj, Mehmeti, Maget (Murataj), Taipi, Grezda (Mba), Cara.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7