Kosova do zhvillojë sot sfidën e fundit në grupin B kualifikues për Kupën e Botës Katar 2022. Në stadiumin Olimpik të Athinës (20:45), djemtë e Primoz Gliha kanë një detyrë të vështirë përballë Greqisë. Të gjendura jashtë fazës finale të Botërorit, të dyja skuadrat do heqin emocionet, për një ndeshje që sheh shumë mungesa.
Trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primoz Gliha nuk e ka grupin e plotë, teksa vetëm tre ditë më parë mori një humbje zhgënjyese kundër Jordanisë në miqësoren e "Fadil Vokrrit".
Dardanët kanë katër ndeshje pa marrë pikë, teksa sfida e fundit ku përfaqësuesja kosovare është ndarë me rezultat pozitiv, ka qenë pikërisht ndaj Greqisë në barazimin 1-1 të 5 shtatorit në Prishtinë.

Poll