Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

"Shqiptari dhe besimtari kurrë nuk dorëzohet", Vojvoda mesazh FORCE drejt shokëve të skuadrës dhe bën PREMTIMIN E MADH

Shkruar nga NEWSPORT
"Shqiptari dhe besimtari kurrë nuk dorëzohet", Vojvoda
Mërgim Vojvoda

Edhe pse shpresat ishin të mëdha për të bërë historinë, Turqia "i preu krahët" në ndeshjen që ata humbën në shtëpi me rezultatin 1-0. Te Kosova të gjithë jetojnë me plagën e dhimbjes dhe zhgënjimit, pasi djemtë dardanë dhanë gjithçka nga vetja për të bërë realitet një ëndërr që jetonte prej vitesh në zemrat e tyre.

Ashtu si të gjithë lojtarët të cilët kanë dhënë mendimet e tyre në rrjetet sociale për këtë disfatë, edhe mbrojtësi i përfaqësueses Mërgim Vojvoda ka mbajtur një reagim, duke ndarë një fotografi nga dhoma e zhveshjes, teksa në përshkrim vendos të gjithë lojtarët që ishin të gatshëm për trajnerin Franco Foda, duke nisur me 11-shen titullare e deri tek lojtarët e stolit e ata që përfunduan në tribunë.

Në fund, lojtari i cili aktivizohet me Comon në Serie A, ka bërë dhe një premtim, nëse mund ta lexojmë kështu, fjalën e tij që lë shumë nënkuptime: "Euro 28". Kushedi, kur një derë mbyllet mund të hapet një tjetër dhe 31-vjeçari ka besimin se do t'i shpërblejë tifozët me një tjetër arritje të suksesshme. 

"Aro, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, Muli, Kore..

Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend ????????
Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë.
Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet.
…Euro 28", shkruan Vojvoda në postimin e tij. 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MV (@mergimvojvoda27)

Poll

Lexo gjithashtu