Paraqitjet mbresëlënëse të Kosovës nuk kanë mbetur pa u vënë re nga FIFA, pavarësisht eleminimit në finalen e "play-off" përballë Turqisë me rezultatin minimal 0-1.
"Dardanët" nuk ia dolën dot që të hynin në histori me një kualifikim të mundshëm drejt Botërorit, por mund t'i gëzohen faktit që kanë përmirësuar pozitat në renditjen e përgjithshme të klasifikimit.
Nga përditësimi i fundit, i shpërndarë nga faqja zyrtare e federatës, Kosova ka shkuar në vendin e 78-të, çfarë tregon për rritjen galopante të skuadrës së Franco Fodës në vitet e fundit. Kjo është dhe renditja më e mirë për përfaqësuesen dardane, që prej se është bërë pjesë kur u formua si skuadër pas federimit.
POSTIMI I FFK-së:
"Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri tani!
Nga pozita e 190-të në korrik të vitit 2016, Dardanët kanë shënuar një ngritje të jashtëzakonshme falë punës dhe përkushtimit të futbollistëve tanë dhe kjo ngritje është promovuar në një postim me katër fotografi në rrjetet sociale të shtëpisë së futbollit botëror.
Kosova ka treguar fuqinë e saj në kualifikimet për Kupën e Botës, por fati nuk ishte në anën e saj në finalen e madhe të “play-off”-it kundër Turqisë.
E ardhmja është e ndritur!"
View this post on Instagram
