Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Erdhi me “bujë” në Superligë, por ka përçarë klubin, ish-trajneri shqiptar tregon prapaskenën befasuese

Shkruar nga NEWSPORT
Erdhi me “bujë” në Superligë, por ka
Thomas Brdaric dhe Ilir Daja

Ish-trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric, nga dhjetori i vitit të kaluar ka marrë drejtimine e skuadrës së Drenicës në Superligën e Kosovës.

Ai “zbarkoi” me “bujë” te kuqezinjtë, por që ende nuk i ka përmbushur pritshmërit, pasi Drenica rrezikon rënien nga elita e futbollit në Dardani.

Para disa javësh, shkaktoi “zhurmë” vendimi i trajnerit gjerman, i cili u largua pa autorizimin e klubit drejt vendlindjes. Gjithesesi, situata është “zbutur” dhe Brdaric vazhdon të jetë në “timonin” e Drenicës.

Ish-trajneri Liridon Leci, në studion e emisionit “Dueli Sportiv”, ka treguar përçarjen te kuqezinjtë e Superligës për shkak të origjinës së Brdaric:

“Pakënaqësit janë të mëdha në këtë qytet për shkak të origjinës, sepse trajneri Brdaric e ka nënën serbe. Njëri prej antarëve të kryesisë së klubit të Drenicës është larguar vetëm nga situata e trajnerit. Futbollistët kanë 3 muaj pa marrë rrogat. Klubi është në borxhe”. Pas 27 javësh, Drenica mban vendin e parafundit në tabelë me 29 pikë.  

Poll

Lexo gjithashtu