
Arsenal dhe Wolves u ndeshen në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Premier League. Takimi u mbyll me fitoren e Arsenal me shifrat 2-0. Por shqetësues ishte largimi i Granit Xhakës pas 15 minutave.
Në përfundimin e takimit kanë qenë të shumta pytjet që i janë drejtuar trajnerit Mikel Arteta rreth situatë së mesfushorit me origjini shqiptare.
Mikel Arteta: “Ne kishim disa lojtarë që filluan të ndiheshin të sëmurë para startit të takimit. Ne nuk mund t'i zëvendësonim të gjithë, por ai nuk mund të vazhdonte lojën.
Për ne është e çuditshme në fakt kjo gjë, por u përshtatëm dhe arritëm të fitonim. Këto janë gjëra që bëjnë skuadrat e mëdha.
Për fat të keq ne kemi katër lojtarë të tjerë me të njëjtat simptoma si Xhaka, kështu që nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht”.
Deklarata e trajnerit shmang rrezikun për një dëmtim të mundshëm që do t’i rrezikonte atij Kupën e Botës.