Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Goli i Shaqirit merr vëmendjen e Shakirës

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i Shaqirit merr vëmendjen e Shakirës
Goli i kosovarit Xherdan Shqiri që e shënoi sot kundër Polonisë, padyshim që është më i bukuri deri në këtë etapë të Europianit. Ka fituar vëmendjen e mbarë mediave botërore, ndërsa në një postim në "twitter" Shakira shkruan: "Është hera e parë në histori që shënojnë të dy gola në Europian, Pique dhe Shaquiri!!!". Ndërsa ky postim nuk kishte sesi të dilte nga vëmendja e mediave botërore, ku "Mirror" e ka kthyer në këtë mënyrë: "Goooooool! Çfarë goli nga Shakira! E pabesueshme!", dhe tashmë në rrjetet sociale kanë nisur të përhapen foto ironizuese me fytyrën e Shakirës dhe trupin e Shaqirit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga