Partizani fitoi në derbi përballë Tiranës me rezultatin 2-1 dhe pas ndeshjes drejtori i “Demave”, Olsi Rama dukej mjaft i kënaqur me triumfin. Por ai nuk kurseu aspak dhe ironitë ndaj futbollistëve të tij, sidomos Tedi Carës që shënoi golin e përmbysjes.
“Jam i kënaqur sepse gjithmonë është e bukur të fitosh derbi. Cara e kishte marrë seriozisht sepse ishte qethur dhe ishte zbukuruar. Por flokët nuk duhen rregulluar vetëm për derbi. Janë djem të rinj dhe duhen udhëzuar në çdo drejtim”, tha Olsi Rama.
Në këtë mënyrë, drejtori i Partizanit kërkon më shumë seriozitet dhe punë nga lojtarët, në veçanti nga Cara, me këtë të fundit që këtë sezon të Superiores ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.