Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Goli i shënuar në Turqi ul në stol Liridon Latifin te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i shënuar në Turqi ul në stol Liridon Latifin te Tirana

Tirana do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit kundër Besiktas, sfidë e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Ndërsa takimi i parë përfundoi me shifrat 3-1 për turqit, në ndeshjen e radhës pritet me interes formacioni që do të hedhë në fushë trajneri Orges Shehi.

Kaina Nunes ishte lojtari që la shenjë pozitive duke shënuar edhe golin e vetëm për bardheblutë. Konkurrenca brenda skuadrës është e madhe dhe kjo shihet nga emrat që përbëjnë organikën kryeqytetase.

Megjithatë nuk do të jetë habi që në takimin e kthimit të ketë ndryshime me Kainën që mund ta nisë nga minuta e parë, duke ulur në stol Liridon Latifin. Kujtojmë që ndeshja Tirana – Besiktas është programuar të zhvillohet të enjten në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga