
Rey Manaj padiksutim po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike. Kalimi te Sivasspor ishte i goditur dhe tashmë sulmuesi po shijon suksesin e tij. Gola fantastike janë shënuar nga lushnjari këtë sezon në Turqi.
Janë jo pak, por plot 18 gola të shënuar mes Kupës dhe kampionatit, gjë e cila ka bërë që Sylvinho ta rikthejë në kombëtare. Në fakt emri i tij për shkak të paraqitjeve në këtë sezon ka qenë çështje kryesore në media.
Por tashmë duket se gjithçka ka marrë fund. Sipas “Supersport” bëhet me dije se Manaj do të jetë i grumbulluar nga Sylvinho për ndeshjet miqësore që kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin mars me Kilin dhe Suedinë. Golat e lushnjarit kanë bindur brazilianin për të rikthyer sulmuesin në kombëtare.
Kujtojmë së timonieri i kuqezinjve e njeh mjaft mirë sulmuesin, pasi dyshja kanë qenë bashk te Interi. Gjithashtu vlen të theksohet se 27-vjeçari me fanelën e kombëtares ka luajtur në 30 ndeshje dhe ia ka dalë të shënojë 6 gola, teksa grumbullimi i fundit është në mars të viti 2022.