
Emiljano Vila, autor i dy golave për Teutën sot ndaj Tiranës foli pas ndeshjes për “Oversport”. Ai u shpreh i lumtur për golat dhe fitoren e ekipit të tij duke premtuar se Teuta do bëhet dhe më mirë.
"Komplimente. Siç e the ti vij pas një dëmttimi jam i kënaqur për grintën që tregoi ekipi.
E prisje këtë ecuri për Teutën? Normal që e prisja duke ditur vlerat që ka ky ekip ishte një ngërç. Për momentin jemi në një foirmë të mirë me këmbë në tokë do japim maksimumin.
Kujt ia dedikon golat? Dy golat ja dedikoj presidentit Hasanbelliu më ka dhën mbështetje maksimale
Andi Lila e pyet Vilën: A të kujtohet Anastasiadhi tek PAS Janina? Ai ishte një prind i dytë më fuste sulmues kishte besim tek unë
Marrëdhënia me Martinin? Martini është bërë një baba i dytë më ka dhënë kurajo".