
Rrufe në qiell të hapur mund të quhet lajmi i orës së fundit. Herald Marku dhe Vllaznia nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën për sezonin e ri.
Burime të besueshme bëjnë me dije për NeWsport.al që bisedimet e disa ditëve kanë përfunduar me divorc mes Vllaznisë dhe klubit shkodran. 27-vjeçari, golashënuesi më i mirë i ekipit, nga sot është lojtar i lirë. 7 gola të shënuar në sezonin e fundit për të dhe 28 paraqitje si titullar gjatë vitit ku provoi të vishte edhe fanelën e kombëtares së Shqipërisë.
Herald Marku është një mundësi e mirë për klubet e Superligës, por ndërkohë mbetet për t’u parë nëse do të qëndrojë në Shqipëri apo do të provojë një aventurë të re jashtë vendit.