Tirana me fitoren ndaj Laçit rikthehet në kryë të kampionatit. Dopieta e Hasanit dhe ai i Lulajt i dhanë tre pikët bardhebluve ndërsa Laçi merr një tjetër humbje që i zhyt më thellë në klasifikim. Pas ndeshjes për mikrofonat e Oversport foli heroi i bardhebluve, Florent Hasani i cili tani është golashënuesi kryesor i kampionatit teksa barazon Xhixhën me 11 gola..
"Goli më mungonte pasi kisha një muaj pa shënuar. Grinta dhe festimi ishte për ekipin dhe u rikthyem te fitorja pasi na duhej për vetëbesim. Humbja në derbi u menaxhua mirë, ishim të qetë. Kampionati nuk mbaron me derbin, fokusohemi te ndeshja e rradhës, kjo u kalua me sukses.
Xhixha më shkruajti, më uroi për golat, falenderoj atë dhe shpresoj të shënoj sa më shumë.
Taktikat i vendos trajneri por unë ndihem mirë në krah ose si sulmues falls. Në ndeshjet e fundit na ka ecur kjo skemë, shfrytëzova hapsirat e mia dhe shpresoj të bëjmë më mirë në ndeshjet e tjera.
Sot i dhashë grintën që nuk ishte për golat por për vetëbesimin e skuadrës dhe shpresoj të dalim mirë në ndeshjet e tjera.
Më vjen keq pasi cdo mungesë në ekip është minus për ne por kemi lojtarë të tjerë. Shpresoj që Patrick të shërohet sa më shpejt."