
Avokati i Gjykatës së Drejtësisë në Bashkimin Europian ka mbështetur UEFA-n në luftën kundër Super League të udhëhequr nga Juventus, Real Madrid hde Barcelona. Një opinion asnjëanës nga avokati por që ka një peshë të madhe në vendimin final të Gjykatës në Mars 2023.
Në analizën e dokumentit zyrtarë ku thuhet se UEFA dhe FIFA nuk shkelin ligjin e konkurrencës në BE, siç akuzohet nga Super League, theksohen edhe disa shqetësime të rëndësishme ku mund të arrihet deri në sanksione.
Këto janë opinionet e Avokatit Rantos:
- Rregullat e FIFA-UEFA-s sipas të cilave çdo kompeticion i ri duhet t’i nënshtrohet miratimit paraprak janë në përputhje me ligjin e BE-së për konkurrencën.
- Rregullat e konkurrencës së BE-së nuk e ndalojnë FIFA-n, UEFA-n, shoqatat e tyre të lidhura ose ligat e tyre kombëtare që të lëshojnë kërcënime me sanksione kundër klubeve të lidhura, kur ata marrin pjesë në një projekt për të krijuar një kompeticion të ri që mund të rrezikojë objektivat e ndjekura në mënyrë legjitime nga të njëjtat federata të cilës i përkasin.
- Rregullat e konkurrencës së BE-së nuk përjashtojnë kufizimet, në statutet e FIFA-s, në lidhje me marketingun ekskluziv të të drejtave në lidhje me garat e organizuara nga FIFA dhe UEFA pasi kufizime të tilla janë të qenësishme dhe proporcionale me ndjekjen e qëllimeve legjitime që lidhen me natyrën e sportit.
- Ligjet e BE-së nuk pengojnë statutet e FIFA-s dhe UEFA-s, të cilat parashikojnë se krijimi i një gare të re europiane i nënshtrohet një regjimi miratimi paraprak.
Poll