
Goditet rëndë sporti peshëngritjes në vendin tonë pasi peshëngritësi i njohur shqiptar Daniel Godelli, i cili mori pjesë në Europianin e 2023, ka rezultuar me doping.
Sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA, më 19 prill 2023 kur sportisti shqiptar ishte pjesë e Kombëtares sonë në Europian (periudhë që u krye edhe testi), peshëngritësi Godelli ka rezultuar pozitiv. Godelli ka përdorur një medikament të quajtur “SARM” i cili rrit masën muskulore dhe rrit forcën e trupit.
Nuk është hera e parë që sportistët shqiptarë rezultojnë pozitivë me substanca të tilla, por gjithsesi si në peshëngritje dhe sporte të tjera Shqipëria ka patur rritje të madhe.
Poll