Orët e vona të mbrëmjes së djeshme Vllaznia njoftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ka arritur marrëveshjen me Goce Sedloskin. Ky i fundit do të jetë trajner i kuqebluve deri në qershor të vitit 2024.
Një vendim i papritur ky, por sipas “Shkodra Sport” bëhet e ditur se ish-trajneri i Shkupit ka qenë prezent ditën e djeshme në Shkodër ku ka biseduar gjatë me presidentin Alban Xhaferin.
48-vjeçari në Shkodër nuk ka zbarkuar i vetëm, teksa ka kërkuar nga krerët e klubit që pjesë të stafit të ketë edhe ndihmësin e tij, Aleksandar Vllaho.
Sedloski dhe Vllaho kanë bashkëpunuar edhe te Shkupi, Vardari, Rigas dhe ekipi i dyte i Dinamo Zagreb. Ky ishte një nga kushtet e vendosura nga maqedonasi që të marrë me vete edhe “krahun” e djathtë të tij në Shkodër, kusht që është plotësuar nga Xhaferi.
[caption id="attachment_687227" align="alignnone" width="300"] Aleksandar Vllaho[/caption]