Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

USA në gjysmëfinale, tani e ka radhën Mesi

Shkruar nga NEWSPORT
USA në gjysmëfinale, tani e ka radhën Mesi

Kupa e Amerikës ka njohur skuadrën e parë gjysmëfinaliste, që është vendi organizator, USA. Klint Dempsey ishte lideri i amerikanëve në ndeshjen me Ekuadorin, që përfundoi me rezultatin 2-1. Lojtari që ka luajtur edhe në kampionatin anglez shënoi golin e parë për USA-t dhe dha edhe një asist për Zardes në pjesën e dytë. Ndeshja ka qenë shumë e ashpër dhe e luftuar, çka ka bërë që Xhons i vendësve dhe Antonio Valencia i Ekuadorit të shkojnë në dhomat e zhveshjes që në minutën e 52-të. Amerikanët po shijojnë kalimin në gjysmëfinale, që është një sukses i madh për ta, ndërsa tani duhet të sfidojnë Leo Mesin. USA do të ndeshet me fituesin e çiftit Argjentinë-Venezuelë dhe kuptohet që shanset janë të mëdha për të pasur kundërshtar yllin e Barcelonës me shokë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga