Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gjyqtar i FIFA-s në Rrogozhinë, zbulohen arbitrat për 3 ndeshjet e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Gjyqtar i FIFA-s në Rrogozhinë, zbulohen arbitrat për 3 ndeshjet

Do të luhen ditën e sotme 3 ndeshjet e radhës në Superligë të vlefshme për javën e 11-të. Egnatia-Tirana dhe Kastrioti-Kukësi do të luhen në orën 13:45, kurse Partizani-Skënderbeu që do të mbyll këtë javë do të zhvillohet në orën 16:45. Sektori i Arbitrimit në FSHF ka vendosur edhe arbitrat që do të gjykojnë në sfidat e sotme.

Në Rrogozhinë në sfidën Egnatia-Tirana, arbitër kryesor do të jetë Enea jorgji që mban edhe stemën e FIFA-s. Në VAR do të jetë Kreshnik Cjapi, ndërsa në AVAR Dojando Myftari. Në Kamëz, gjyqtari kryesor do të jetë Andi Koçi, në VAR, Kreshnik Bajramaj, kurse në AVAR, Ani Koçiaj.

Në “Air Albania”, Sektori i Arbitrimit ka vendosur që gjyqtari kryesor të jetë Olsion Yzeiraj, ndërsa në VAR do të ketë ndihmën e Juxhin Xhajës, ndërsa në AVAR do të jetë Ridiger Çokaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga