Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjykon në Superiore, infermieri me stemën e FIFA-s në vijën e parë kundër Coronavirusit: 5 mijë lekëshin do t’ia japim familjeve në nevojë

Shkruar nga NEWSPORT
Gjykon në Superiore, infermieri me stemën e FIFA-s në vijën

Mban stemën e FIFA-s, por në jetën e përditshme Ridigert Çokaj asiston në spital pasi është me profesion infermier. Në këtë periudhë të vështirë të Coronavirusit, arbitri anësor punon në spitalin Rajonal të Lezhës. Së fundmi ai ka folur për vendimin e marrë nga të gjithë doktorët dhe infermierët e këtij spital.

Qeveria kishte premtuar shpërblim për punën e palodhshme të tyre, duke akorduar nga 1 mijë euro. Por, siç duket nuk ka ndodhur kështu teksa shpërblimi për ta ka qenë vetëm 5 mijë lekë të reja. Në një lidhje direkte me ABC News, Çokaj deklaroi:

“Jemi njohur më parë për vendimin e qeverisë në lidhje me shpërblimin që ka premtuar prej 1 mijë eurosh, por dje jemi kemi mësuar nga Drejtoria e Spitalit se janë akorduar 5 mijë lek të reja për stafin mjekësor.

Ne kemi vendosur që këto lek të kalojnë për familjet në nevojë. Spitali Rajonal i Lezhës ka qenë në gatishmëri dhe do të vazhdojmë të jemi te gatshëm që të ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Shërbimi është bërë dhe do të vazhdojë të bëhet me të njëjtën devotshmëri”, u shpreh ai.

Poll

Lexo gjithashtu