Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ende asnjë gjurmë nga Alvesh, këto janë mundësitë që e presin brazilianin

Shkruar nga NEWSPORT
Ende asnjë gjurmë nga Alvesh, këto janë mundësitë

Danilo Alvesh është "arratisur" për herë të dytë nga Flamurtari në brenda pak muajsh. Herën e fundit u largua dhe më pas u pa në resortin "Tropikal" ku grumbullohet Skënderbeu duke u menduar se mund të firmoste me kampionët.

Por Flamurtari e ktheu në ekip duke i shlyer pagat e prapambetura.

Historia përsëritet dhe tashmë prej dy ditësh Alvesh nuk duket në Vlorë. Por braziliani ka edhe 1 vit kontratë me vlonjatët dhe tashmë pritet me interes se cila do jetë ardhmja e sulmuesit.

Ndoshta mundësia e parë është që Alvesh të rikthehet te Flamurtari, por zhurma që ka shkaktuar mund të detyronte drejtuesit ta dërgonin të stërvitej te skuadra e të rinjve.

Mundësia e dytë është që Alvesh të lërë Shqipërinë për një aventurë jashtë, ndonëse më parë duhet të lirohet nga kontrata që ka me Flamurtarin.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga