Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjunjëzonte në Vlorë Barcelonën e artë, Sokol KUSHTA surprizohet me golin e shënuar (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Gjunjëzonte në Vlorë Barcelonën e artë, Sokol KUSHTA

Defrim Methasani ka surprizuar Sokol Kushtën. Gazetari i njohur sportiv i ka dhuruar ish lojtarit të Flamurtarit, legjendës së futbollit shqiptar, videon e golit të shënuar kundër Barcelonës.

Në minutën e 15-të të takimit, ai shënon me kokë dhe i jep fitoren 1-0 ekipit të tij. Padyshim një moment historik për futbollin shqiptar e veçanërisht për Kushtën që vijon ta ketë ende të freskët në memorien e tij vitin 1987.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ai falënderon gazetarin sportiv duke shkruar: “Pas shumë vitesh, kjo ishte dhurata e mikut tim Defrim Methasani për mua. Goli i fitores kundër Barcelonës, viti 1987 në Vlorë”.

Pas atij goli të shënuar në stadiumin e Vlorës, emri i Kushtës mori jehonë përtej kufijve tanë. Madje ishte Barcelona klubi që kërkoi ta merrte në gjirin e vet, mirëpo regjimi i kohës nuk e lejonte që talenti i tij të shfaqej në shtete të tjera.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga