
Vllaznia do përballet sot në orën 18:00 me Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit. Të dyja skuadrat iu kanë dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve dhe sot pritët të dhurojnë spektakël në fushën e blertë.
Ndërkohë që situtata në kampin durrsak është disi më e qetë lidhur me mungesat, në Shkodër "qahen" për mungesat e shumta. Plotë tre futbollistë nuk do mund të ketë në dispozicion trajneri Ernest Gjoka.
Pjeshka, Marku dhe Bardulla nuk do mund të ndihmojnë dot skuadrën sot në përballjen me durrsakët. Që të tre lojtarët në fjalë janë të dëmtuar dhe për pasojë do jenë mungesa për Vllazninë ditën e sotme.
Poll