Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gjoka përgatit gjithçka ndaj Teutës, por e "tradhëton" sërish mesfushori

Shkruar nga NEWSPORT
Gjoka përgatit gjithçka ndaj Teutës, por e

Trajneri Ernest Gjoka e ka pasur të vështirë, sepse në harkun kohor të katër ditëve, do t'i duhet të luajë dy ndeshje të rëndësishmë. E para luhet nesër ndaj Teutës, ndërsa në datën 22 nëntor, e pret Lushnja për takimin i cili u shty pak ditë më parë.

Tekniku ka përgatitur ekipin e Vllaznisë për të përballuar të dyja sfidat, por si duket do të ketë një mungesë të rëndësishme në të dyja sfidat. Bëhet fjalë për mesfushorin Ardit Krymi, i cili ende nuk është në formë për të zbritur në fushën e blertë.

Mësohet, se mjekët i kanë këshilluar së fundi të bëjë pushim absolut, duke lënë të kuptohet se Krymi nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës duke e "tradhëtuar" trajneri Gjoka, pasi tekniku priste që mesfushori ta ndihmonte në këto dy takime.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga