Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gjoka ndërron "formulë", risi në kampin shkodran para përballjes me Teutën

Shkruar nga NEWSPORT
Gjoka ndërron "formulë", risi në kampin shkodran para

Vllaznia do të presë në shtëpi Teutën ditën e hënë, në orën 18:00 për të luajtur takimin e javës së 20-të të kampionatit. Në të dyja kampet, po u jepet dora e fundit përgatitjeve. Në Shkodër, ndryshe nga herët e tjera, për përballjen e ditës së hënë duket se janë më të qetë.

Trajneri Ernst Gjoka pritet të ketë një grup thuajse të plotë, pasi mungon vetëm Florind Berdulla i cili ka pësuar një dëmtim. Lajmi i mirë për teknikun është fakti se ndaj durrsakëve do ketë në dispozicion Arlind Krymin dhe Erald Çinarin të cilët janë rikthyer pas pezullimit.

Në këto kushte, Gjoka pritet të ndërrojë formulë ditën e hënë. Pritet që të ketë një mesfushë me një qendër të fortë me tre lojtarë që dinë të luajnë mirë para mbrojtjes. Pritet që këta tre lojtarë të jetë Krymi, Tafili dhe Orelesi. Ndërkohë që për repartet e tjera nuk pritet të ketë ndryshime, pasi në fushë pritet të zbresë i njëjti grup që ishte përballë Lushnjes një javë më parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga