Tirana ka fituar në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-4 të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-1.
Golin e vetëm në këtë ndeshje, e shënoi Rimal Haxhiu. Anësori i bardhebluve e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 77-të, falë një aksioni mjaft të bukur, që u mbyll kështu me gol.
Kështu, Tirana shkon në kuotën e 38 pikëve, duke mbetur në vendin e 7-të, jashtë zonës së rrezikut. Në krahun tjetër me 38 pikë, Teuta “gozhdohet” në vendin e 6-të.
Teuta 0 – 1 Tirana (Haxhiu 76')
“Abissnet Superiore”: Java 34
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Enea Jorgji
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Jazxhi, Maçolli, Daci, Jurgens, Kotobelli, Përgjoni, Ismajli, Arifi, Toli, Wotlai. Trajner: Enkeleid Dobi.
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Myslovic, De Freitas, Alvarez, Halili, Kresic, Mehmeti, Tabeoku, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.
NDESHJA:
90+4' Mbyllet 0-1 ndeshja.
76' GOL TIRANA! Shënon Haxhiu.
66' Aksion i gjatë nga Tirana, por nuk finalizohet.
45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45+1' Rast i mirë për Jurgens, por s'ia del të shënojë.
12' Jurgens "ndez" sfidën, reagim i mirë nga Bekaj.
6' Gabon Jazxhi, por goditja e Xhixhës, ndalet nga Selmani.
1’ Shkelmohet topi i parë në Durrës, nis sfida Teuta – Tirana.
