Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Flamurtari luan “poker” me Partizanin, vlonjatët u japin leksione të kuqve dhe ndezin shpresat e mbijetesës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Flamurtari luan “poker” me Partizanin, vlonjatët u japin
Partizani-Flamurtari

Flamurtari ka triumfuar në transfertë përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 1-4.

Dopieta e Bolzan, goli i Diavara dhe ai i Maksutit, i dhanë fitoren vlonjatëve. Në krahun tjetër, supergoli i shënuar nga Bytyçi i Partizanit, rezultoi vetëm statistikor.

Kështu, Flamurtari ndez shpresat për mbijetesë, duke shkuar në kuotën e 35 pikëve, 3 më pak se vendi i 6-të që mbahet nga Teuta. Në krahun tjetër, të kuqtë mbeten jashtë Final Four me 45 pikë, 3 më pak se Dinamo.

Partizani 1 – 4 Flamurtari (Bytyçi 33' / Bolzan 6', 25', Diawara 76', Maksuti 81')

“Abissnet Superiore”: Java 34
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Egli Spahiu

FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Preka, Contreras, Sembene, Sidibe, Qaka. Trajner: Realf Zhivanaj.
FLAMURTARI: Aleksovski, Raso, Pjeshka, Squadrone, Bolzan, Amour, Bangali, Chantakias, Lushaj, Peralta, Maksuti. Trajner: Andi Ribaj.

NDESHJA:
90+3' Mbyllet 1-4 ndeshja.
81' GOL FLAMURTARI! Shënon Maksuti.

76' GOL FLAMURTARI! Shënon Diawara.

45+3' Mbyllet 1-2 pjesa e parë.
33' GOL PARTIZANI! Shënon Bytyçi.

25' GOL FLAMURTARI! Shënon Bolzan.

6' GOL FLAMURTARI! Shënon Bolzan.


1’ Partizani dhe Flamurtari “all-in” për 3 pikët, starton dueli në “Arenën e Demave”.  

Poll

Lexo gjithashtu