
Vllaznia do të përballet me Lushnjes në javën e 28-të të kampionatit. Duke parë se shkodranët e kanë marrë veten disi në takimet e fundit dhe nisur nga fakti që Lushnja udhëton në transfertë, në Shkodër besojnë se suksesi në këtë takim nuk duhet të diskutohet.
Të njëjtin mendim ndaj dhe trajneri Ernest Gjoka, i cili pritet të ndihmohet edhe nga tre titullarë që javën e fundit mungonin. Bëhet fjalë për sulmuesin, Xhevair Sukaj që mungoi në takimin ndaj Skënderbeut për shkak të kartonit të kuq që mori pak javë më parë.
Dy rikthime të tjera të rëndësishme për Gjokën janë dyshja e mbrojtjes, Gocaj dhe Mersini. Nuk dihet ende asgjë për Renato Malotën, të paktën deri tani nuk ka asnjë të dhënë për të. Nuk ka asnjë siguri nëse Gjoka do ta grumbulllojë apo jo ndaj Lushnjes për takimin e datës 7 prill.