
Dje, Partizani u njoh me vendimin e Komisionit të Apelit në të cilin u la në fuqi dënimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës ku të kuqtë do të zhvillojnë katër ndeshje pa tifozë. 15 herë kampionët e Shqipërisë janë të detyruar të luajnë pa mbështetësit e tyre kundër Flamurtarit, Korabit, Skënderbeut dhe Luftëtarit.
Superiorja ka arritur në një fazë teje të nxehtë, ku tre ekipet kryesuese po luftojnë për titullin kampion ndaj mbështetja e tifozëve është një faktor shumë i rëndësishëm. Në këtë mënyrë të kuqtë do të kenë mundësi të kenë mbështetjen e ultrasve të tyre në takimet me Skënderbeun dhe Luftëtarin, por për këtë ata duhet shlyejnë dënimin duke paguar një gjobë prej 10 milionë lekësh të vjetra. Megjithatë kjo do të mësohet vetëm pas dy javësh, nëse drejtuesit e Partizanit do të paguajnë këtë shumë për të pasur pranë tifozët e tyre.