Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjirokastritët zbarkojnë në Vlorë, vlonjatët: Mos harroni, për dy vite rresht na kanë hequr titullin

Shkruar nga NEWSPORT
Gjirokastritët zbarkojnë në Vlorë, vlonjatët: Mos

Vlonjatët nuk e harrojnë dot faktin se Gjirokastra i ka hequr dy vite rresht titullin kampion “Flamurtarit”. Sfida e sotme Flamurtari – Luftëtari, që do të luhet në qytetin bregdetar të Vlorës, duket se ka kthyer në kujtesën e vlonjatëve faktin e shumëdiskutuar të kampionateve 1985-1986 dhe 1986-1987.

Eshtë gazetari vlonjat Ergys Alushi që kthen në vëmendje këtë fakt. Gazetari, është duke punuar për një libër për historikun e sportit në Vlorë, “Kampionët e Vlorës 1930-1990”. “Sot në Vlorë vjen “Luftëtari” i Gjirokastrës. Në një ndeshje të radhës së kampionatit shqiptar të futbollit. Por në historinë e Flamurtarit, ekipi gjirokastrit zë një vend të errët.

“Luftëtari” I ka hequr dy vite rresht titullin kampion “Flamurtarit” në kampionatin e vitit 1985-1986 dhe 1986-1987. “Dinamo” më parë dhe “Partizani” një vit më vonë, e kanë fituar titullin kampion në ndeshjen e tyre të fundit në Gjirokastër. Një fakt të tillë e shkruan edhe një gazetë spanjolle në vitin 1987”, shkruan gazetari Alushi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga