
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, ka shpallur “Qytetar Nderi” i Gjilanit Xherdan Shaqirin. Pas shpalljes së tij, pati vërejtje për procedura teknike që nuk janë ndjekur. Po ashtu pati ankesa se nuk u paraqitën as të dhëna bazike për këtë, ndonëse u tha se është figurë e njohur e dëshmuar, që do e nderojë edhe qytetin, që po i nderon me këtë çmim.
Ndonëse të pranishëm ishin anëtarë të Kuvendit nga LDK e AAK që janë partnerë koalicioni, interesant ishte fakti që kishte fërkime dhe mospajtimepër këtë çështje. Por përfundimi ishte: Xherdan Shaqiri, "Qytetar Nderi" i Gjilanit.
Poll