Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjici zbërthen Kukësin para ndeshjes me Austrinë e Vjenës

Shkruar nga NEWSPORT

Në prag të ndeshjes kundër Austrisë së Vjenës, presidenti i Kukësit Safet Gjici ka folur dhe ka zbërthyer ekipin. Ai dëshiron kualifikimin, pasi rezultati aktual është premtues. Sa i përket çështjes së tifozëve, numri një i verilindorëve e do stadiumin plot. Më tej ai thekson edhe planin e merkatos, ku nuk ka ndërmend të largojë asnjë futbollist, por vetëm të afrojë.

gjici-750x330I kënaqur nga bashkëpunimi me ekipet që i huazuan lojtarë, por i sheh të gjithë konkurrentë për titull për sezonin e ardhshëm. Çështja "Pejiç" për të është ende kapitull i pa nisur, pasi mohon të ketë pasur biseda. Gjithashtu, flet për trajnerin Hasan Lika, i cili ka vet në dorë postin e tij.

Austria e Vjenës - Ishim të pafat në ndeshjen në Austri, për të qenë realistë ajo ndeshje duhet të përfundonte në barazim. Nuk ka faj askush, as Emini për rastin e humbur. Paraqitja e skuadrës në pjesën e dytë na jep besim se mund ta përmbysim rezultatin, pavarësisht se Austria e Vjenës është ekip i madh. Ne të gjithë mendojmë se mund të kalojmë në raundit e tretë. Nuk kemi presion dhe skuadra është e qetë. U kam kërkuar lojtarëve që të luajnë ashtu si në pjesën e dytë në Vjenë. Nëse shënojmë në pjesën e parë kemi shanse të mira.

Gjici - TakajTifozët - Kërkoj që tifozët të na mbështesin në këtë ndeshje. Jo vetëm ata që mbështesin Kukësin, por të gjithë, sepse ne në vitet e fundit i kemi dhënë një imazh tjetër futbollit shqiptar. Kur luajmë në kupa nuk përfaqësojmë vetëm klubin tonë, por të gjithë vendin. Për këtë arsye edhe huazojmë lojtarë nga klube si Tirana dhe Skënderbeu. Ndërsa federata na ka ndihmuar me udhëtimet me çarter. Nuk bëhet fjalë për aleanca, por për bashkëpunim për të mirën e futbollit tonë. Nëse nuk do të merrnim pjesë në Europë, do t'i huazoja të gjithë lojtarët në ekipet që na përfaqësojnë.

Rivalë & Merkato - Nuk kemi rivalë apo miq, me Skënderbeun, Tiranën apo Partizanin jemi konkurrentë për titullin. Edhe këtë vit do të synojmë të jemi në garë, pasi kemi skuadër cilësore. Nuk largohet asnjë nga lojtarët, as Emini për të cilin është spekuluar. Ne do të bëjmë disa afrime, ku më kryesore është mesfusha ku dua të ketë konkurrencë. Pero Pejiç te Kukësi? Ai e ka numrin tim, nëse dëshiron të kthehet të vijë të më takojë.

Trajneri - Stafi me në krye Likën dhe asistentët e tij kanë punuar mjaft mirë dhe jemi të kënaqur. Mund të them nëse e kalon Austrinë e Vjenës dhe kalon në raundin e tretë, atëherë e ka blinduar vendin e trajnerit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga