Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjici refuzoi 500 mijë euro nga Korea për Gurin, menaxherët belg në Vlorë për t'i "prishur" mendjen presidentit

Shkruar nga NEWSPORT
Gjici refuzoi 500 mijë euro nga Korea për Gurin, menaxherët belg

Klubi i Kukësit mori një ofertë konkrete pak ditë më parë për sulmuesin e skuadrës, Sindrit Gurin nga një ekip korean që ofronte 500 mijë euro për shërbimet e talentit të ri të kampionëve. Kjo ofertë nuk është marrë për bazë nga presidenti i Kklubit, Safet Gjici edhe pse oferta vlen ende.

Gjici ka kërkuar plot 800 mijë euro për shërbimet e talentit të Kukësit, gjë e cila nuk është pranuar nga skuadra koreane. Por nuk mjafton me kaq.

Së fundmi, mësohet se në takimin që Kukësi luajti pak ditë më parë në Vlorë ndaj Flamurtarit, ka patur mysafirë në stadium. Bëhet fjalë për dy menaxherë belg të cilët kanë ardhur me objektiva të qarta, të vëzhgojnë nga afër Gurin.

Nuk dihet nëse ka patur ndonjë takim mes palave pas përfundimit të ndeshjes, por zërat e fundit konfirmojnë se "miqtë" e fundit mund të plotësojnë kushtet e vendosura nga klubi dhe mund të bindin fare lehtë presidentin Gjici për t'i rrëmbyer "xhevairin" e ekipit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga