
Partizani sërish nuk fitoi përballë Tiranës. Bardheblutë arritën të triumfonin sërish në derbi me dy golat e shënuar nga Redon Xhixha.
Në një prononcim për mediat, trajneri Orges Shehi rrëfeu se një nga lojtarët, Marsel Ismajlgeci pak para ndeshjes mori lajmin e hidhur se gjyshi i tij ishte ndarë nga jeta.
Duke lënë pas dhimbjen, kapiteni doli në fushë dhe dha maksimumin për skuadrën e tij e cila triumfoi mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.
Vlen për t’u përmendur që derbit të kryeqytetit nuk i mungoj asgjë në këtë takim, duke nisur nga atmosfera e tifozerisë dhe duke vijuar me kartonat e kuq, penallti dhe golat.
Poll