[caption id="attachment_2689" align="alignright" width="300"] Moment nga ndeshja Gjermani - Ukraine kur Draxler tenton portën në minutën e dytë[/caption]
Gjermania ka regjistruar fitoren që në startin e Europianit "Francë 2016". Shkodran Mustafi ka ngritur "siparin" e spektaklit në minutën e 20, ndërsa Gjermania gjithashtu dhe Ukraina kanë vuajtur për minuta të tëra derisa të vulosej fati i takimit. U desh hyrja në fushë e Bastian Schweinsteiger që "pancerat" të gjenin golin e dytë. Pak sekonda para se të akordohej shtesa 3 minutëshe ai hyn në fushë dhe arrin të shënojë pas 120 sekondash. Asist i Mesut Ozil dhe Schweinsteiger i jep tri pikë të merituar gjermanëve përballë një Ukraine mjaft agresive.
Gjermani - Ukrainë 2-0
Shënues: Mustafi 20', Schweinsteiger 92'
Formacionet
Gjermania: Neuer, Mustafi, Hector, Hövedes, Khedira, Özil, Draxler (Schürrle 78'), Müller, Boateng, Kroos, Götze (Schweinsteiger 89'). Trajner: Joakim Lëv
Skema: 4-2-3-1
Ukraina: Pyatov, Khacheridi, Stepanenko, Yarmolenko, Zozulya (Seleznyov 66'), Kovalenko (Zinchenko 74'), Konoplyanka, Shevchuk, Sydorchuk, Fedetskiy, Rakitskiy. Trajner: Mikhail Ivanovich Khomenko
Skema: 4-4-1-1
Gjyqtarë: M.Atkinson, M.Mullarkey, S.Child (Angli)
Kartonë të verdhë: Konoplayanka 68'
Stadiumi: "Pierre Mauroy" Lille
[caption id="attachment_2690" align="alignleft" width="300"] Pritja e Manuel Nojer në minutën e 7[/caption]
Pjesa e parë - Nis me sulm të Draxler fraksioni i parë i lojës, ku në sekondat e para të sfidës kërcënon portën e ukrainasve, të cilët kundërsulmojnë me një aksion të rrezikshëm në minutën e 7 me Konoplyanka, por që Nojer bën mrekullinë dhe shpëton Gjermaninë nga disfata. Rastet më vonë flasin për "pancerat", të cilët regjistrojnë raste të njëpasnjëshëm në portën e Ukrainës, ndërsa në minutën e 20 vjen dhe zhbllokimi i rezultatit. Toni Kros harkon në zonë, aty ku 24-vjeçari me origjinë shqiptare kërcen fort me kokë dhe dërgon sferën në rrjetë. Ky është dhe goli i parë i një shqiptari në Euro 2016. Pas golit të shënuar, Gjermania e kërkon me ngulm edhe golin e dytë, ndërsa ukrainasit mbrohen mirë. Në minutën e 26 është Khacheridi që gjuan drejt portës, por Nojer shpëton mrekullisht portën e Gjermanisë, pasi shifrat mund të ishin barazuar. Në minutën e 34 Ukraina mund të kishte barazuar shifrat, sepse Zouzula gjkujti drejt rrjetës, por Boateng largon topin pa kaluar vijën fatale. Këtë e tregojnë dhe pamjet dixhitale si pjesë e teknologjisë së futur në futboll. Ndërsa dy minuta më vonë është sërish Manuel Nojer që shpëton portën e "pancerave" për herë të dytë nga një gol i sigurt.
[caption id="attachment_2741" align="alignright" width="300"] Ukraina pranë golit të barazimit, por Nojer jep maksimumin për të mbajtur rrjetën të paprekur[/caption]
Pjesa e dytë - E nisin me presion ukrainasit, të cilët kanë mundësi që të barazojnë shifrat, por disa herë fati nuk është me ta. Në minutën e 57 është Rakitsky që vendoset përpara dy lojtarëve të Gjermanisë dhe gjuan drejt kuadratit, por Nojer pret me vështirësi dhe e dërgon topin në këndore. Ndërsa katër minuta më vonë është Sami Khedira që gjuan kuadratin e ukrainasve, por fluturimthi Pyatov grushton dhe e dërgon topin në këndore duke shmangur golin e dytë. Ndërsa në minutën e 68 është Mesut Ozil që gjen Draxler, i cili nuk mendohet dy herë por gjuan drejt kuadratit të ukrainës, por pa mundur të shënojë. Sa i përket pankinës së ukrainasve, bëjnë dy zëvendësime për të freskuar organikën, por sërish bëjnë vetëm qarkullim topi dhe nuk gjejnë golin. Loja vazhdon me ritëm të lartë edhe për minutat në vazhdim, teksa i futuri në fushë, Schürrle në minutën e 82 provon kuadratin, por pa mundur që të çojë drejt festës për herë të dytë Gjermaninë. Nuk mbeten pas ukrainasit, që luajnë në sulm me forca të shumta, madje shihet qartë që edhe skema e tyre është ndryshe nga ajo që filluan takimin. Nuk kanë çfarë të humbasin më shumë, kështu që kërkojnë me patjetër golin e barazimit. Megjithatë, në fund Lëv hedh në fushë "ujkun e vjetër", Bastian Schweinsteiger, i cili në harkun e 120 sekondave arrin të shënojë golin e dytë për Gjermaninë. Nuk ka më kohë dhe sfida mbyllet 2-0!