
Momenti i së vërtetës erdhi dhe kombëtarja shqiptare do të luajë në "Zimbru Stadium" ndaj Moldavisë, sfidë që do të startojë në orën 18:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë kualifikimin në Euro 2024.
Djemtë e Sylvinhos janë vetëm 1 pikë larg festës së madhe dhe në Moldavi nuk kanë rrugë tjertër veçse të sigurojnë kualifikimin. Skuadra është me e karikuar se kurrë më parë për të rishkruar sërish historinë e futbollit shqiptarë.
Të gjithë tifozët shqiptarë anembanë botës do të “mbajnë frymën”, teksa presin me shampanjë në dorë për të festuar kualifikimin dhe për të përjetuar për herë të dytë emocionet që të jep një kompeticion i tillë.
Paraqitja fantastike e kësaj kombëtareje ka rritur pritshmëritë dhe ditën e sotme të gjithë presin një tjetër ndeshje spektakolare duke pasur parasysh se Moldavia do të luajë gjithçka për gjithçka për 3 pikët që do e mbanin në lojë për kualifikimin për herë të parë në një europian.