Gjermania luan nesër ndeshjen e 1/8-ve me Sllovakinë, por për stafin dhe tifozët ka ankth, pasi mbrojtësi i qendrës, Zherom Boateng, rrezikon të mos jetë në fushë. Lojtari i Bajernit nuk është stërvitur me grupin së fundi dhe të premten ka punuar vetëm në palestër. Megjithatë, ka shpresa që ai të fitojë garën me kohën dhe të jetë gati për ndeshjen me sllovakët. Nuk jepen detaje për dëmtimin e mbrojtësit të qendrës, por thuhet se shqetësimi nuk është serioz. Boateng u zëvendësua në ndeshjen e fundit të Gjermanisë me Irlandën e Veriut. Mungesa e tij do të ishte e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për liderin e mbrojtjes.
Gjermanët në ankth, mbrojtësi rrezikon Sllovakinë
Zherom Boateng gjatë një ndeshjeje ndaj Spanjës
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.