Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vata i jep të drejtë Cungut, akuzon politikën në Shkodër për gjendjen e Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Vata i jep të drejtë Cungut, akuzon politikën në

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Rudi Vata, gjithashtu ish-trajner i Vllaznisë, pas komenteve për Skënderbeun dhe dënimin e UEFA-s, është hedhur për të folur mbi situatën e klubit të Vllaznisë.

"Te Vllaznia ndërhyn shumë politika. Politika ka vendosur që të merren me punë të klubit njerez që nuk kanë lidhje me futbollin, ndaj dhe klubi e ka të vështirë të bëjë përpara. E kuptoj Cungun kur thotë se i ndërhyjnë në zgjedhjet që bën, pasi diçka e tillë më ka ndodhur edhe mua vetë kur e drejtoja skuadrën. Ka arritur deri aty se edhe kryetari i Bashkisë më ka marrë në telefon për të më dhënë udhëzime. Është për të ardhur keq që politika që e ka shkatërruar qytetin e Shkodrës në çdo anë, fut hundët edhe në sport", ka thënë Vata për "Panorama Sport".

Ai gjithashtu përmendi rastin kur ka pezulluar Sukajn për shkelje disiplinore duke thënë se shumë persona të fuqishëm politikisht kishin ndërhyrë që ai të kthente vendimin, duke e bërë edhe më të vendosur për ta lënë atë në fuqi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga