E marta do të jetë e zjarrtë për Partizanin, jo vetëm për faktin se do të përballen me Atletic Escaldes, por sepse trajneri Zoran Zekiç ende nuk e ka ndarë mendjen për formacionin titullar. Ditët e fundit në stërvitje kanë qenë mjaft intensive.
Gjelbrim Taipi po shkëlqen me fanelën e kuqe dhe me gjasë do të jetë titullar ndaj Atletic Escaldes. Megjithatë problem mbetet pozicioni i tij në fushë. Ai luan si mesfushor, pikërisht aty ku është kapiteni Valentino Murataj.
Ky i fundit nuk ka treguar rendiment të lartë në ndeshjen e fundit dhe nuk do të ishte çudi nëse do ta shihnim në stol në përballjen e radhës. Gjithashtu shenja pozitive ka treguar edhe sulmuesi Bintsuka që ka shtuar ndjeshëm konkurrencën në fazën ofensive.