Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

GJASULA: Sylvinho është shumë pozitiv, jemi optimist për fitoren. Qendra e mbrojtjes? Jam gati të luaj unë

Shkruar nga NEWSPORT
GJASULA: Sylvinho është shumë pozitiv, jemi optimist

Në konferencën e ditës së sotme në prag të sfidës me Poloninë ishin të pranishëm dy lojtarët e kombëtares, Klaus Gjasula dhe Ylber ramadani. Ndeshja me polakët do të zhvillohet më 27 mars në varshavë dhe Gjasula është i bindur se gabimet e të shkuarës nuk do të përsëëriten dhe udhëtojnë vetëm për 3 pikët.

Rikthimi nga dëmtimi, është gati Gjasula? Është e vështirë të them tani se si jam pasi vij nga një dëmtim. Do ta shikojmë se si ecën stërvitja dhe kam ardhur këtu për të ndihmuar skuadrën.

Mungojnë Gjimshiti dhe Ismajmi do ishit gati për qqendrën e mbrojtjes? Po jam mësuar në atë rol por në fund vendos trajneri se ku do luaj.

Kombëtare me trajner të ri, si e shikon ndeshjen me Poloninë? Ne jemi optimist se do të bëjmë mirë në këtë ndeshje. Të dy trajnerët do të bëjnë ndeshjen e tyre.

Çeki-Poloni? Ne shikojmë ndeshjet tona dhe s'na intereson shumë çfarë bëjnë kundërshtarët.

Stërvitjet? Besoj se çdo trajner ka një ide të tij për të luajtur futboll. Të gjithë janë dakort dhe Sylvinho do të vendosë të luajë me një skemë të re. Është një trajner me shumë energji.

Barazimi ndaj Polonisë? Ne shkojmë në Varshavë për të marrë maksimumin, por do të shikojmë se çfarë do na sjellë kjo sfidë.

Dy përballjet e botërorit me Poloninë, çfarë prisni këtë herë? Të dy ndeshjet me Poloninë ne kemi kërkuar të fitonim ndeshjet ose të merrnim nj ëpikë, por ato kanë shumëkualitet. Ne duhet të jemi para ndeshjes shumë të përqendruar dhe koncentruar për të marrë më të mirën.  Sylvinho na ka treguar idenë e tij dhe sa më shumë kohë të ketë trajneri aq më shumë do të mësojmë nga filozofia e tij. Në të ardhmen do të bëjmë edhe më mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga