
Java e shkuar e Kategorisë Superiore solli një "furtunë" mbi trajnerët, pasi brenda dy orësh u shkakrkuan tre të tillë. Këtë "fat" e pati edhe Bledi Shkëmbi, duke u larguar në sezonin e dytë nga drejtimi i Teutës. Drejtuesit bregdetarë nuk kanë humbur kohë, duke zyrtarizuar shumë shpejt teknikun e ri. Dje në mesditë presidenti Hasanbelliu konfirmoi në krye të pankinës Edi Martinin, shkodranin që rikthehet pas tetë vitesh në stolin e Teutës.
Edi Martini mban 44 vite mbi supe dhe së fundmi ka drejtuar Luftëtarin në sezonin e largët 2012-2013. Ky do të jetë një rikhim në Durrës, pasi pikërisht në sezonin 2010-2011 ka qenë kryetimonier te "Djemtë e Detit". Më herët Martini ka drejtuar Laçin dhe Vllazninë, me kurbinasit që u ngjitën në Superligë nën udhëheqjen e tij. Shkodrani ka çuar ekipin e vendlinjes në finalen e kupës, humbur me Besën në vitin 2010.