
Ekipi i Vllaznisë është 9 pikë larg vendit të parë në renditje, që mbahet nga Partizani dhe Tirana. Shkodranët ishin në vend të dytë pak javë më parë dhe ishin pretendent për titull.
Mirëpo 6 javët e fundit kuqeblutë kanë grumbulluar vetëm 4 pikë, duke barazuar 4 takime dhe humbur 2. Këto pikë të lëna në gjashtë ndeshje rradhazi e nxorrën Vllazninë jashtë luftës për titull dhe më lart saj u ngjit Egnatia. Mesa duket titulli do të diskutohet mes Tiranës dhe Partizanit.
Gjatë këtyre javëve u shkarkua trajneri Mirel Josa dhe në stol u ul Auron Miloti. Por dhe ky i fundit nuk do të jetë më trajner pas vetëm një ndeshjeje në stol, në barazimin 0-0 me Bylisin. Takimin e ardhshëm Vllaznia do ta luajë në shtëpi përballë Erzenit dhe në stol do të debutojë Goce Sedloski.