Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventusi me president të ri, Gianluca FERRERO zgjidhet në krye të "Zonjës së Vjetër"

Shkruar nga NEWSPORT
Juventusi me president të ri, Gianluca FERRERO zgjidhet në krye

Menjëherë pas dorëheqjes së bordit të drejtorëve mbrëmjen e djeshme, Exor, ka emëruar edhe presidentin e ri të Juventusit. Gianluca Ferrero tashmë është vendosur në krye të “Zonjës së Vjetër”, i cili zëvendëson kështu Andrea Agnellin. I lindur në Torino në vitin 1963, Gianluca Ferrero, ashtu si menaxheri i ri i përgjithshëm i Juventusit, Maurizio Scanavino, është një njeri i besuar i John Elkann.

Gianluca Ferrero është gjithashtu nënkryetar i bordit të drejtorëve të Banca del Piemonte dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Italia Independent Group, Lol srl dhe Pygar srl. Përveçse ka emëruar Ferreron si kryetar të ri, Exor njoftoi gjithashtu se listën e plotë të kandidatëve për rinovimin e Bordit Drejtues do ta komunikojë brenda afateve ligjore, pra 25 ditë para mbledhjes së 18 janarit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga