Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gëzim Krasniqi ka vetëm një objektiv, kalimin e turit

Shkruar nga NEWSPORT

[caption id="attachment_15448" align="alignleft" width="300"]k Krasniqi gjatë një seance stërvitore[/caption]

Gëzim Krasniqi, qendërmbrojtësi i njohur i Partizanit në një prononcim newsport.al është shprehur optimist për takimin e së mërkurës ku të kuqtë do të luajnë kundër Ferencvaroshit, në kuadër të raundit të dytë eliminator për Champions League. 26-vjeçari, pjesë e rëndësishme e formacionit të Sormanit, e vlerëson Ferencvaroshin, megjithatë ai flet për objektivin që ka Partizani, kualifikimin.

Atmosfera është shumë pozitive. Përsa i përket kundërshtarit kemi dëgjuar që janë skuadër e mirë, por objektivi jonë është kalimi turit. Do të japim maksimumin tonë në këtë përballje", tha kavajsi i Partizanit.

I pyetur për trajnerin e ri Italian Sormani, Krasniqi u shpreh:

“Stërvitja vazhdon shumë mirë me trajnerin Sormani, ku me të gjithë po punohet intensivisht. Skuadra është e përgatitur për këtë përballje”.

Shtatlarti i të kuqve foli edhe për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen miqësore ndaj Slovanit, nëse do të ndikojë sadopak në vendimin e trajnerit që Krasniqi të jetë ose jo pjesë e formacionit titullar.

Formacioni akoma s’është bërë zyrtar. Trajneri Sormani nuk më tha asgjë për kartonin e kuq, pasi unë ndërhyra për të shpëtuar golin. Nuk e mendoja që do të ishte karton i kuq”, përfundoi qendërmbrojtësi shtatlartë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga