
Roland Qafoku ka komentuar skandalin e dy ditëve më parë, ku në kampionatin holandez mes Twentes dhe Sparta Rotterdamit, u shpalos një flamur i hartës së Kosovës.
Gazetari i njohur u ndal më shumë te fakti se sa shumë talente prodhon Serbia, veçanërisht në sportin e futbollit. Për emisionin “GoodMorning Albanians”, Qafoku deklaroi:
“Sot gati nuk ka klub elitar në Evropë në Superligat e Evropës që mos të ketë më shumë se 2 futbollistë serbë. Madje edhe në kombëtare të tjera ka futbollistë me origjinë serbe.
Ne kemi futbollistë të talentuar, por nuk mund të themi se i kemi më të mirë se Serbia, të rrimë me këmbë në tokë. Vadil Vokrri luante me Partizanin e Beogradit në vitet ‘80, por ne sot nuk kemi nxjerrë talente si Serbia”, tha ai.