
Fikayo Tomori foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes miqësore mes Milanit dhe Juventusit në SHBA që do të zhvillohet të premten në orën 04:30 të mëngjesit me kohën tonë. Mbrojtësi anglez ndër të tjera u pyet edhe për çështjen e titullit pas afrimeve në skuadër dhe u shpreh se ekipi ndihet gati për suksesin e rradhës.
"Duam të fitojmë trofe. Vitin e kaluar nuk fituam dhe kjo na jep edhe më shumë uri dhe ndërgjegjësim për këtë vit. Kemi bërë disa nënshkrime që mund të na ndihmojnë. Tani jemi të fokusuar në ndeshjen e nesërme. do të përballemi me gjithçka si gjithmonë lojë për lojë.
A ndihemi gati për garën e Scudettos? Ne jemi të fokusuar vetëm tek ne. Ne e dimë se kemi një ekip të fortë, ne jemi Milani dhe duam të fitojmë. Ka ekipe të tjera që kanë të njëjtat ambicie si ne, kështu që tani jemi të fokusuar vetëm tek ne. Ne kemi një ekip i fortë, duhet të përpiqemi të bëjmë gjërat e duhura për të fituar. Ata që janë jashtë mund të flasin si të duan, ne jemi të fokusuar vetëm tek ne”.