
Duket se numri i lojtarëve shqiptar në Serie A sa vjen e shtohet. Një tjetër futbollist duket se është shumë afër transferimit në Itali. Bëhet fjalë për djalin e ish-kapitenit kuqezi.
Roko Vata në Skoci po bën paraqitje fantastike me skuadrën e Celtic, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. Pas djalit të Rudi Vatës është vënë skuadra e Torinos. Klubi “Granada” sipas mediave italiane ia ka vënë syri talentit me origjinë shqiptare dhe do të tentojë të blerë kartonin e tij.
Drejtuesit italian kërkojnë të investojnë te 18-vjeçari, pasi premton për të ardhmen, por skuadra skoceze dëshiron të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij. Mbetet të shihet nëse mesfushori që luan me moshat e Irlandës do të jetë transferimi i radhës në Serie A apo do të vazhdojë kontratën deri në fund me skuadrën skoceze.