Federata Shqiptare e Basketbollit zhvilloi sot punimet për zgjedhjen e presidentit të ri. Në 11:00, në kryeqytet nisën punimet, teksa me 34 vota pro dhe vetëm 3 kundër, Avni Ponari u zgjodh për mandatin e katërt në krye të koshit.
Ponari ishte i vetëm në garë. Paçka kohës dhe mundësisë, asnjë kandidat nuk doli të sfidonte presidentin, që do vijojë sërish me një mandate katër vjeçar në krye të basketbollit. Gjithashtu vijojnë punimet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues, me Goga Basket që u tërhoq nga gara duke mos dërguar kandidat.

Poll