Ylli uellsian, Gareth Bale, ka thyer dy rekorde pas golit që shënoi sot kundër Anglisë në EURO 2016. Bale shënoi një supergol nga goditja e denimit në minutën e 42 të pjesës së parë.Bale shënoi nga gjuajta e lirë duke u bërë vetëm lojtari i tretë që shënon gol nga gjuajtja e lirë kundër Anglisë . Më parë, këtë gjë e kanë bërë vetëm Ronaldinho gjatë botërorit të vitit 2002 dhe Zidane gjatë EURO 2004.
Po ashtu, Bale bëhet vetëm lojtari i tretë që shënon të paktën dy herë nga goditja e lirë brenda një Kampionati Evropian. Nëse aventura Europiane vazhdon për skuadrën uellsiane Bale ka gjasa të shpallet një nga golashënuesit e këtij kampionati.
Poll