
Gareth Bale e ka nisur me rekorde Europianin e tij. Fitorja e arritur mbrëmë kundër Rusisë 3-0 e çon Uellsin në krye të grupit si skuadra më e mirë duke lënë pas vetes edhe rivalët e përjetshëm ishullorë të Anglisë. Kjo e fundit falë barazimit me Sllovakinë do të mbajë vendin e dytë në Grupin B.
Ai ka shënuar në tre përballjet e para duke u bërë lojtari i vetëm që e arrin këtë rezultat në një Europian. Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar Bale si princin e ri të ishullit britanik.
Përmes një fotoje ironizuese Goal.com paraqet mbretëreshën e Britanisë duke i vendosur kurorën Bale, ndërsa i irrituar në anën tjetër paraqitet Rooney me Anglinë e tij.
Poll