
Ka përfunduar gara e Belgjikës e vlefshme për kampionatin e Formula 1. Lewis Hamilton ka fituar pa vështirësi në këtë garë, duke lënë mbrapa kundërshtarin e tij, Sebastian Vettel.
Hamilton e nisi garën me gomat ultra soft dhe nuk e humbi ritmin duke mbajtur pas krahëve Ferrarin e gjermanit dhe shokun e skuadrës Bottas të ndjekur nga Raikkonen.
Gjatë xhirove të para ishte pikërisht Vettel që falë sistemit DRS tentoi parakalimin por garimi i britanikut ishte agresiv duke ruajtur deri në fund vendin e parë që i siguroi suksesin e pestë sezonal.
Gjermani vettel kryeson listën e klasifikimit me 220 pikë dhe ndiqet në vendin e dytë nga Hamilton me 213 pikë,ndërsa në vendin e tretë është finlandezi Bottas me 179 pikë.